Bashkëpiloti me qëllim e ka ateruar "Erbas"-in e "Xherman uings"

Paris, 26 mars 2015 (MIA) - Hetimi për katastrofën e "Erbas A320" të kompanisë gjermane "Xherman uings", i cili ka qarkulluar në linjën Barcelonë-Dyseldorf, erdhi deri te përfundimi se bashkëpiloti, i cili ka mbetur vetëm në kabinë me qëllim e ka kyçur pullën për monitorimin e fluturimit, me ç'ka fillon aterimi  i tij fatal deri te përplasja e tmerrshme në mal, lajmëroi korrenspondenti  i MIA-s nga Parisi.

"Vetëm në kabinën e pilotit, bashkëpiloti ka mundur ta manipulojë pullën e monitorimit të fluturimit që ta lidh lëshimin e aeroplanit", deklaroi sot prokurori publik nga Marsei. "Ky aksion mund të jetë vetëm me qëllim, shtoi ai".

Kapiteni i aeroplanit pa sukses është mundur të hyjë në kabinë, kumtoi prokurori, duke i konfirmuar informatat të cilat u paraqitën gjatë natës.

"Në kabinë është dëgjuar frymëmarja e bashkpilotit deri në momentin e goditjes, që tregon se ka qenë i gjallë, sqaroi prokurori.

Në fatkeqësinë humbën jetën të gjithë 150 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Botimi i internetit i "Nju Jork Tajms", duke iu referuar një burimi anonim  mbrëmë deklaroi se njëri nga pilotët nuk ka qenë në kabinën e pilotëve gjatë fatkeqësisë së "Erbas A320" të "Xherman uings" dhe nuk arriti të kthehej në të pas rrëzimit.

"Në fillim të fluturimit, e dëgjuam ekuipazhin normal, më pas dëgjuam zë në sediljen e cila shkon më prapa, hapjen e një dere, e cila më pas mbyllet, më pas një zë të derës në të cilën trokitet dhe më pas nuk ka më bisedë ndërmjet pilotëve deri në rënie", deklaroi një burim i afërt me hetimin.

Ai thotë se dy pilotët kanë folur në gjuhën gjermane. "Në fund të regjistrimit, alarmet shënojnë se aeroplani ndodhet në afërsi të madhe me tokën, thekson burimi, pa mundur të thotë se kush ka qenë në kabinën e pilotit, kapiteni i aeroplanit apo bashkëpiloti.

Sot në mëngjes, Radioja franceze BFM kumtoi se piloti i cili nuk ka qenë në kabinë, ka tentuar të hyjë në të. Fillimisht ai ka trokitur lehtazi në derë, më pas më fuqishëm e më fuqishëm dhe duket sikur ka tentuar të hyjë me forcë në të, para goditjes fatale.

Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nga hetimi për këto informata. Mbrëmë hetimi theksoi se nuk ka sqarim për shkakun e fatkeqësisë, ndërsa drejtori i Byrosë për hetime dhe analiza për aerokomunikacionin civil, Remi Zhuti me atë rast konfirmoi se regjistrimi audio i kutisë së parë të zezë mund të analizohet.

 "Arritëm të nxjerrim audio fajll i cili mund të shfrytëzohet. Zërat janë të kuptueshëm, tani nevojitet të bëhet detaji në mënyrë që të kuptohen dhe interpretohen  zërat", tha Zhuti.

Në pyetjen nëse ato janë zërat e pilotëve, Zhuti tha se nuk mund t'i përgjigjet kësaj pyetje.

"Në këtë moment të hetimit, evident, ne nuk jemi të aftë të japim as sqarimin më të vogël për arsyet të cilat sollën që aeroplani të bjerë dhe arsyet për shkak të cilave ai ka vazhduar të rrëzohet për fat të keq, deri në tokë, gjithashtu edhe arsyet për shkak të cilave (pilotët) nuk u përgjigjën në përpjekjet për kontakt me kontrollin e fluturimit e cila u parashtronte pyetje, theksoi, drejtori i Byrosë. 

Ai më pas theksoi se aeroplani ka fluturuar deri në përplasjen në mal dhe se nuk ka pasur shpërthim në ajër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail