Merkel: Pretendimet nga hetimi për aksidentin me aeroplan janë të pakonceptueshme

Berlin, 26 mars 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se pretendimet më të reja në hetimin për aksidentin e aeroplanit të "Xherman Vings kanë marrë dimension absolut të pakonceptueshëm.

Merkeli këtë e deklaroi duke e komentuar konkludimin nga hetimi se bashkëpiloti i aeroplanit të kompanisë "Xherman Vings", me siguri me qëllim e ka rrëzuar aeroplanin në Alpet franceze.

Sipas Merkel, kjo, kësaj tragjedie i jep dimension absolut të pakonceptueshëm dhe e tejkalon çdo fantazi.

Bashkëpiloti i aeroplanit të "Xherman Vings", i cili para dy ditësh u rrëzua në Alpet franceze, me qëllim e ka rrëzuar aeroplanit, deklaroi paraprakisht sot prokurori shtetëror i Marsejit, Bris Roben, duke shtuar se nuk bëhet fjalë për akt terrorist ose vetëvrasës.

Bëhet fjalë për pilotin gjerman 28 vjeçar Andreas Lubic, i cili ka bashkëpilotuar me aeroplanin e kompanisë "Xherman Vings", në fluturimin 4U 9525, nga Barcelona për në Dyseldorf.

"Bashkëpiloti vetë e ka drejtuar aeroplanin. Ai nuk ka dashur ta hapë derën e kabinës së pilotit dhe me qëllim ka filluar ta lëshojë aeroplanin", deklaroi Roben, duke i nxjerrë informacionet e marra nga kutia e zezë, në të cilën gjendet incizimi nga biseda në kabinën e pilotit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail