Francë: Socialistët pësuan humbjen e katër me radhë në zgjedhjet lokale

Paris, 30 mars 2015 (MIA) - Partia konservatore UMP, e udhëhequr nga ish-presidenti, Nikolla Sarkozi, dhe aleatët e saj, duket se janë fitues të raundit final të zgjedheve lokale në Francë.

Parashikimet pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve tregojnë se kjo parti ka fituar në më tepër se 60 këshilla lokale.

Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme, duket se ka fituar një numër të vendeve, por nuk është e qartë se a ka fituar udhëheqjen e ndonjë departamenti.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste në qeveri dhe aleatët e saj, mund të ndodhë që i kanë humbur afro 30 departamente.

Këto zgjedhje u bënë derisa partitë politike në Francë janë të fokusuara në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, në të cilat ish-presidenti, Nikolla Sarkozi, shpreson ta marrë presidencën nga qeveria e majtë e presidentit aktual, Fransoa Oland, e cila është ballafaquar me probleme në ekonomi dhe papunësi të lartë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail