Filluan negociatat për programin bërthamor iranian

Lozanë, 30 mars 2015 (MIA) - Në qytetin zviceran Lozanë filloi takimi në nivel të ministrave për punë të jashtme mes Iranit dhe Gjashtëshes.

Të dy palët negociuese kanë afat deri në nesërmbrëma të arrijnë marrëveshje për programin bërthamor iranian, transmeton agjencia gazetareske bullgare BTA.

Në takim morën pjesë ministrat e punëve të jashtme të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Kinës, diplomatja e parë evropiane Frederika Mogerini dhe shefi iranian i diplomacisë Mohamed Xhaved Zarif.

Takimi i fundit në format të tillë u mbajt në nëntor në Vjenë, transmetojnë mediat franceze.

Pak para fillimit të takimit ministri rus Sergej Lavrov deklaroi se qëndrimet e palëve negocuese në thelb janë afruar, transmetoi TASS.

Në Lozanë nga e enjtja deri tani pati negociata mes sekretarit amerikan të shtetit Xhon Keri dhe ministrit iranian për Punë të Jashtme, theksojnë mediat amerikane.

Para fillimit të bisedave të sotme atajllahu iranian Ali Hamneni deklaroi se tërheqja e sanksioneve kundër Teheranit është "pjesë përbërëse e rëndësishme e negociatave për programin bërthamor. Ai, megjithatë paralajmëroi se shfuqizimi i sanksioneve nuk duhet të varet nga mënyra  në të cilën Teherani i përmbush kushtet për marrëveshjen e ardhshme bërthamore, që do të dakordohet në Lozanë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail