Paralajmërim për bllokadë në Bruksel për shkak të grevës së sindikatave

Bruksel, 30 mars 2015 (MIA) - Unioni i organizatave sindikale i Belgjikës për sot në kryeqytetin Bruksel caktoi demonstrata masive kundër rregullave më të ashpra të marrëdhënies së punës, që është paralajmëruar se do të vendosen nga ana e Qeverisë së re belge e kryesuar nga kryeministri Sharl Mishel.

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, për shkak të këtyre demonstratave në të cilat përfshihen edhe të punësuarit në sektorin e transportit publik, transporti publik në Bruksel do të ndërpritet.

Siç publikuan nga fronti sindikal belg, koncentrimi i demonstruesve duhet të jetë te stacioni Luksemburg në afërsi të Parlamentit Evropian, ndërsa lëvizja do të zhvillohet në rrugën kryesore evropiane Art-Loa, ku gjenden Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian, por edhe ku gjendet Qeveria e Belgjikës dhe zyrat e kryeministrit Mishel, ku do të jenë protestat qendrore.

Një pjesë e protestave veçmë kanë filluar në mëngjes, por rreth pasdites pritet protesta e përgjithshme, me ç'rast pritet ngecje e plotë e komunikacionit në qendër të Brukselit midis orës 11:00 dhe 13:00. Përveç metrosë, autobusëve dhe tramvajeve në Bruksel sot nuk do të qarkullojë edhe komunikacioni hekurudhor, sepse edhe të punësuarit në hekurudhë parashtruan paralajmërim për grevë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail