Një anije peshkimi rus u fundos në afërsi të Ishujve Kanare

Madrid, 15 prill 2015 (MIA) - Një anije peshkimi ruse "Oleg Najdenov" plot me karburant, u fundos në brigjet e ishullit Gran Kanaria, një nga ishujt Kanare, kumtuan sot autoritetet spanjolle.

Siç lajmëruan mediat britanike, anija u fundos natën e kaluar në rreth 15 milje detare nga Gran Kanaria.

Anija ruse mori flakë gjatë fundjavës në portin Las Palmas të ishullit, kur përgatitej për të lundruar. Për të mbajtur zjarrin nën kontroll anija u desh të tërhiqej jashtë zonës së limanit, ndërsa u fundos kur po kthehej prapa.

Shërbimet e shpëtimit detar spanjoll aktualisht janë duke kontrolluar nëse ka rrjedhje të karburantit nga anija dhe ndotje të ujit, dhe në qoftë se ajo është shkaktuar duhet të ndërmerren veprimet e nevojshme, theksohet  në kumtesën e Ministrisë spanjolle të Transportit.

Anija, sipas të dhënave nga organizata ekologjike Grinpise, ishte e ngarkuar me 1400 ton karburant. Ajo u fundos në një thellësi prej 2400 metra në jug të plazhit të Maspalomas në Gran Kanaria, i cili është i njohur nga dunat e rërës.

Në anije gjendeshin 72 marinarë,  68 prej të cilëve rusë.

Drejtori i ndërmarrjes pronar i anijes, Jurij Parshov gjendet në portin në Las Palmas dhe shpjegoi se anija ishte e siguruar.

Zjarri u paraqit në departamentin e makinerisë të anijes dhe pastaj të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan dhe u vendosën në një hotel lokal.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail