Arrestohet ish-shefi i FMN-së për pastrim parash

Madrid, 17 prill 2015 (MIA) - Ish-drejtori i FMN-së, spanjolli Rodrigo Rato,është arrestuar nën akuzat e ‘mashtrimit’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje të pasurisë’.

Rato (66) u arrestua në shtëpinë e tij ditën e djeshme, ndërsa pas urdhërit nga Gjykata e Lartë në Madrid autoritetet kanë kryer edhe kontrolle në banesën e tij.

Ai ishte ministër i Financave në Spanjë në qeverinë konservatore të Hose Maria Aznar. Rato drejtoi FMN-në nga viti 2004 deri në 2007-ën. Ndërkohë në vitin 2010 ai u bë drejtor i “Bankia”, një konglomerat bankar, me 12 milionë klientë, ndërsa dy vjet më vonë dha dorëheqjen për shkak të ecurisë jo të mirë.

Sipas prokurorëve, drejtuesit e "Bankia", ku përfshihet edhe Rato, mashtruan në lidhje me financat e bankës. Gjithashtu ata janë akuzuar edhe për keqpërdorim të kartave të kreditit, në kohën kur drejtues ishte Rodrigo Rato.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail