NATO-ja e ka rritur aktivitetin afër kufirit rus për 80 për qind

Moskë, 17 prill 2015 (MIA) - Intensiteti i stërvitjeve luftarake të NATO-s në vitin 2014 është rritur për 80 për qind, deklaroi sot shefi i Drejtorisë së operacioneve kryesore të Shtatmadhorisë së Rusisë, gjeneral koloneli, Andrej Kartapolov.

Ai thotë se udhëheqësia e NATO-s as nuk ka tentuar ta fshehë orientimin e qartë anti-rus të këtyre aktiviteteve, transmeton Tanjug.

Gjatë kësaj periudhe NATO-ja i ka grupuar forcat e vendeve anëtare në shtetet baltike, të përbëra nga dhjetë mijë ushtarë, 1.500 automjete të armatosura, 80 aeroplanë dhe helikopterë dhe 50 anije luftarake, tha Kartapolov në konferencën e katërt për siguri ndërkombëtare.

Sipas fjalëve të tij gjatë stërvitjeve, bombarduesit strategjikë të forcave të armatosura amerikane kanë kryer detyra strategjike.

Ai tha se SHBA-ja planifikon t'i mbështesë aleatët lindorë-evropianë me raketa të kryqëzuara me rreze veprimi të gjatë, që do të mundësojë që aeroplanët e NATO-s të qëllojnë caqe deri në 1.300 kilometra brenda në territorin rus.

Në rast të përleshjes ushtarake, objektet e ndjeshme në territor, pothuajse në tërë pjesën evropiane të Rusisë do të jenë të cenueshme kur janë në pyetje sulmet ajrore të NATO-s, sepse koha e fluturimit ë raketave do të përgjysmohet, paralajmëroi Kartakalov.

Njëherit, ai tregoi edhe për aktivitetet e rritura zbulese të NATO-s në Detin e Zi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail