Komemoracion për viktimat në Erbasin e "Xherman Uings" në Këln

Këln, 17 prill 2015 (MIA) - Komemoracion special dhe shërbim fetar është mbajtur sot në katedralen në Këln në përkujtim të 150 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit nga aeroplani gjerman "Erbas A 320" të kompanisë "Xherman Uings" që më 24 mars qëllimisht ishte rrëzuar në Alpet franceze.

Në komemoracion krahas rreth 500 familjarëve dhe miqve të viktimave, morrën pjesë edhe presidenti i Gjermanisë, Joakim Gluk, kancelarja Angela Merkel si dhe ministra të qeverisë franceze dhe spanjolle dhe 1.400 persona tjerë, mes të cilëve edhe përfaqësuesit e lartë të "Xherman Uings" dhe të kompanisë së saj-nënë "Lufthanza".

Mes viktimave numri më i madh ishin gjermanë (72) dhe spanjollë (50), por ka edhe shtetas të 14 vendeve tjera, mes pasagjerëve kishte 16 nxënës të cilët janë kthyer nga ekskurzioni shkollor në Spanjë, si dhe tri foshnje.

Sipas kumtesës së autoriteteve të mjekësisë ligjore, ende nuk është kompletuar identifikimi i të gjithë 144 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Flamurat gjerman sot në mbarë vendin janë vendosur në gjysmë shtizë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail