Neziri: Turizmi i verarisë, një nga segmentt në të cilin bazohet zhvillimi i ardhshëm

Shkup, 24 prill 2015 (MIA) - Numri i përgjithshëm i turistëve në Maqedoni në tetë vitet e fundit shënon rritje prej 40 përqindëve, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur për 98 për qind. Pikërisht në përparësitë komparative të vendit në pjesën e turizmit të verarisë, krahas turizmit kultuor, të liqeneve, dimëror dhe eko-turizmit do të bazohet zhvillimi i ardhshëm i kësaj dege të rëndësishme ekonomike në Maqedoni.

Këtë e porositi ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri në hapjen e Konferencës së parë rajonale për turizëm të verarisë - Maqedonia 2015, organizuar nga Minsitria e Ekonomisë dhe Fondacioni Rruga e verës së Tikveshit, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet kompetente për turizëm në Maqedoni, Serbi, Slloveni, Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi, Itali, Francë, Portugali, Spanjë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

"Në këtë periudhë arritëm të sigurojmë edhe rritje të derdhjes së realizuar devizore nga turizmi që sipas të dhënave të BPRM-së për vitin 2014 paraqet 136 milionë dollarë, ndërsa për tre muajt e parë të këtij viti është rritur për 18,5 për qind. Vitin e kaluar në turizëm janë investuar 2,3 për qind nga investimet e përgjithshme në vend, ndërkaq këtë vit pritet që rritja e investimeve të jetë më e madhe për 10 për qind. Me këto numra, Maqedonia ndodhet në vendin e shtatë në listën ndërmjet 184 vendeve nga bota", tha Neziri.

Ai theksoi se pjesëmarrja e turizmit në BPV-në e Maqedonisë në vitet 2013 dhe 2014 është 2,3 për qind, ndërkaq planifikohet që deri në vitin 2020 të arrijë deri 5 për qind.

"Vizioni për turizmin e Republikës së Maqedonisë është të ndërtojë imazhin e një destinacioni të njohur evropian, bazuar në trashëgiminë kulturore dhe natyrore, që do të njihet për prodhimet dhe shërbimet me parashenjën e qëndrueshmërisë dhe cilësisë së lartë. Për këtë arsye, si Qeveri, me mbështetje të sektorit privat, krijojmë politika për zhvillim të turizmit, përfshirë edhe atë të verarisë", potencoi Neziri dhe i numëroi masat të cilat në vitet e fundit janë ndërmarrë për zhvillimin e turizmit.

Si projekt të posaçëm kapital e veçoi Fshatin virtual të Maqedonisë në Nerez, në të cilin, siç tha, janë ndërtuar 12 shtëpi autentike nga rajone të ndryshme të shtetit me arkitekturë tradicionale dhe me një sërë përmbajtjesh të tjera shoqëruese fshatareske për qëllime turistike.

"Pikërisht kjo konferencë paraqet model dhe mënyrë të mirë për bashkëpunim të ndërsjelltë dhe motivim të vendeve nga rajoni për veprim të përbashkët. Besoj se prej saj do të dalin projekte që do të kontribuojnë për bashkëpunim të përbashkët dhe ndërlidhje, si dhe për zhvillim të turizmit të verarisë të vendeve pjesëmarrëse", porositi Neziri.

Drejtoresha e Fondacionit, Rruga e Tikveshit e verarisë, Violeta Jankova theksoi se qëllimi i konferencës është që të zhvillohet turizmi i verarisë në Maqedoni, po edhe në të gjitha shtetet e tjera të rajonit.

"Duhet t'i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që i ofrojnë fondet evropaine. Më me rëndësi për atë është bashkëpunimi i vendeve të rjaonit", tha Jankova.

Kristof Ibzen, zëvendësdrejtor rajonal i Organizatës botërore turistike theksoi se Maqedonia ka traditë 4.000- vjeçare të prodhimit të verës.

"Hulumtova para se të vij këtu dhe gjeta të dhëna se para 2.300 vitesh, pikërisht Aleksandri i Madh, gjatë ekspeditave të veta, i ka furnizuar trupat e tij me verë nga rajoni i Tikveshit. Për këtë arsye Fondacioni Rruga e verës së Tikveshit është flamurtar i një trashëgime të mrekullueshme mbresëlënëse", porositi Ibzen.

Qëllimi i konferencës dyditëshe është të hapë diskutim për ndërtimin e partneritetit të ri ndërmjet sektorit turistik dhe atij të verarisë, përmes bashkëpunimit të përbashkët, që do të kontribuojë drejt krijimit të prodhimeve konkurruese turistike dhe uljes së shpenzimeve për promovimin e tyre në tregje të treta, e me atë edhe të ekonomisë në tërësi. Në ditën e dytë të konferencës është paraparë që pjesëmarrësit t'i vizitojnë veraritë në Demir Kapi dhe Muzeun e verës në këtë qytet.

Turizmi i verarisë në Maqedoni fillon të zhvillohet prej vitit 2005, kur fillon të punojë Fondacioni Rruga e verës së Tikveshit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail