Putin: Për shkak të interesave të tij Rusia do të shkojë deri në fund

Moskë, 27 prill 2015 (MIA) - Presidenti i Federatës Ruse Vlladimir Putin deklaroi se Rusia duke i mbrojtur interesat e saj do të shkojë deri në fund. Ai vlerësoi se me kthimin e Krimesë në korniza të Rusisë është bërë gjithçka siç duhet dhe se për asgjë nuk ndjen keqardhje.

Putin në filmin "President" deklaroi se më e rëndësishme ka qenë të kuptojë se çka duan njerëzit të cilët jetojnë në Krime.

"U tregova se njerëzit për ne janë vlerë jete. Nuk e di se ç'farë interesa do të mbroni, por ne duke i mbrojtur interesat tona do të shkojmë deri në fund. Dhe kjo është punë shumë e rëndësishme", theksoi Putin.

Ai theksoi se Rusia nuk ka mundur t'i braktisë njerëzit të cilët kanë dashur të kthehen në korniza të Federatës Ruse dhe të cilët "nuk kanë dashur të jenë nën pushtet të nacionalistëve".

"Jo për atë që ne diçka duam të ndajmë ose të marim. Dhe as për atë që Krimea ka  vlerë strategjike në pishinën e Detit të Zi. Por për atë që është element i drejtësisë historike. Konsideroj se kemi vepruar në mënyrë të drejtë dhe për asgjë nuk më vjen keq", porositi presidenti i Rusisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail