Merkel në shënjestër të opozitës për shkak të spiunimit të BND-së në dobi të NSA-së

Berlin, 27 prill 2015 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte në shënjestër të kritikave të opozitës, por edhe të socialdemokratëve në pushtet për shkak të pohimeve se shërbimet amerikane për zbulim i kanë shfrytëzuar spiunët e BND-së si "ndërmjetësues".

Nga Merkeli dhe bashkëpunëtorët e saj priten sqarime dhe përgjigje pas zbulimit në vitin 2008 dhe 2010 shërbimi i kancelares e ka injoruar paralajmërimin për përpjekjen e shërbimit amerikan për zbulim (NSA), përmes Shërbimit federal për zbulim (BND), për të spiunuar kompani evropiane, si EADS dhe "Eurokopter", transmeton Tanjug.

"Akuzat aktuale janë drastike. Ato duhet të sqarohen që në themel. Skandali dalë ngadalë po shkon drejt një dimensioni të ri", deklaroi sot për 'Shigel-onlajn', sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokratike (SPD), Jasmin Fahimi.

Socialdemokratët, siç transmeton "Shpigel", vlerësojnë se Shërbimi i kancelares është e stërngarkuar dhe dëshiron që në mënyrë përkatëse të zgjerohet fokusi në punën e komisionit parlamentar të Bundestagut për hulumtimin e punës së NSA-së.

Nga këndvështrimi i SDP-së, në këtë rast bëhet fjalë edhe për kredibilitetin e vetë Merkelit, ndërsa partia opozitare e të Gjelbërve vlerëson se Merkel është përgjegjëse e drejtpërdrejt.

"Afera e përfshin fushëveprimin e saj të drejtpërdrejt të punës, BND është nën ingerencat e saj", tha shefi i klubi i deputetëve të "të gjelbërve", Anton Hofrieter.

Sipas njohurive mediale, BND viteve të fundit në emër të NSA-së ka spiunuar politikanë evropianë, kompani dhe menaxherë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail