BE-ja në operacion detar në Detin Mesdhe

Bruksel,  18 maj 2015 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme  të vendeve të BE-së do të takohen sot  në Bruksel,  me qëllim që ta miratojnë planin për angazhim të anijeve dhe aeroplanëve ushtarak në luftë kundër tregtisë me njerëz në Detin Mesdhe, pas numrit të madh të anijethyerjeve në të cilat humbën jetën qindra imigrantë, transmeton BTA.

Operacioni ambicioz i paralajmëruar i BE-së, i cili fillon muajin e ardhshëm, parashikon dërgim të anijeve ushtarake dhe aeroplanëve në bregun  e Libisë, ujërat e të cilit u bënë qendër e fatkeqësive humanitare, ndërsa në muajt e fundit  janë para dyerve të Evropës.

Plani i Unionit, gjithashtu parashikon  edhe shkatërim eventual të anijeve kontrabanduese para se ato të arrijnë deri në brigjet e Evropës, edhe pse ajo nënkupton  me rezolutë të Këshillit të Sigurisë të KB-së të përkrahet aksioni i tillë.

"Pikë kryesore sot do të jetë miratimi i vendimit për fillim të operacioneve të BE-së në det, me qëllim që të zbulohen rrjetet kriminele të cilat fshehin njerëz përmes Mesdheut", deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri,  Federika Mogerini.

Ajo beson se në vendimin e sotëm të ministrave do të ekzistojë besueshmëri më e madhe që KB-ja të miratojë rezolutë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail