Merkel: Partneriteti lindor nuk është instrument për zgjerimin e BE-sëBerlin, 21 maj 2015 (MIA) - Programi Partneriteti lindor nuk është instrument për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në fjalim para Bundestagut para fillimit të Samitit në Rigë të 28-të vendeve anëtare të Unionit dhe gjashtë shteteve të ish Lidhjes Sovjetike.
"Nuk duhet të krijojmë pritje të zbrazëta, të cilat më vonë nuk do të mundemi t'i plotësojmë", shtoi Merkel.
Ajo theksoi se ideja për P artneritet lindor nuk është drejtuar kundër dikujt, veçanërisht jo kundër Rusisë.
Merkel theksoi se qëndrimi "ose-ose" përkatësisht ajo se vendi i caktuar duhet të zgjidhë mes BE-së ose Rusisë nuk është i pranueshëm.
"Për shembull ne e respektojmë vendimin e Armenisë, e cila ka marrëdhënie të ngushta ekonomike me Rusinë", tha Merkel.
|