Mario Dragi: Rritja ekonomike është shumë e dobët gjithkund në Evropë

Lisbonë, 22 maj 2015 (MIA) - Kryetari i Bankës qendrore evropiane (BQE) Mario Dragi vlerësoi se edhe pse ekziston rimëkëmbje modeste e ekonomisë, rritja e saj gjithkund nëpër Evropë është "shumë e dobët".

"Shënojmë përmirësim të caktuar të kushteve ekonomike në Evropë, por rritja ekonomike edhe më tej është shumë e dobët, ndërsa inflacioni mbetet shumë i ulët", porositi mbrëmë Dragi në fjalimin në hapjen e forumit treditor ndërkombëtar të përfaqësuesve të bankave qendrore dhe ekspertëve ekonomik dedikuar papunësisë, që mbahet në qytetin e Portugalisë, Sintra.

Paralajmërimi i tillë i Dragit vjen në kushte kur paraqiten treguesit e parë të rimëkëmbjes së sërishme ekonomike të eurozonës dhe kur në tremujorin e parë të vitit në të është shënuar rritje ekonomike prej 0,4 për qind.

Sipas ekspertëve, rritja e tillë fillestare mund të jetë mjaftë e fuqishme gjatë këtij viti për të kontribuuar për zvogëlimin e shkallës së papunësisë në eurozonë, e cila tani arrin 11,3 për qind.

Nënkryetari i Drejtorisë amerikane të rezervave federale (Fed), Stenli Fisher vlerësoi se treguesit më të rinj ekonomik sugjerojnë se eurozona e tejkalon krizën aktuale, por paralajmëroi se unioni monetar "nuk do të mbijetojë në planin afatgjat, përderisa nuk arrin të sigurojë mirëqenie për anëtaret e tij".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail