"Handelsblat": "Në dukje është Varufekzit"

Athinë, 22 maj 2015 (MIA) - Ministri grek i Financave Janis Varufakis tashmë me "një këmbë" është jashtë kolltukut të tij ministror, shkruan gazeta gjermane "Handelsblatt" në tekstin me titull "Në dukje është Varufekzit".

Sipas gazetës, ndërrimi i Varufakis do të ishte pasojë e pohimit të tij që e ka incizuar fshehurazi rrjedhën e takimit të Eurogrupit në Rigë muajin e kaluar.

"Nëse Varoufakis, siç pohon në intervistën për gazetën 'Njujork Tajms' me të vërtetë ka incizuar me pajisje elektronike takimin e Eurogrupit në Rigë në muajin prill, i cili ishte i mbyllyr, atëherë do të jetë vështirë për të ruajtur funksionin e tanishëm", konsideron "Handelblat" .

Gazeta gjermane vlerëson se marrëdhëniet mes Varufakis dhe partnerëve të tij evropianë janë edhe ashtu "shumë të këqija", kështu që ky incizim i papranueshëm, po edhe i ndaluar i takimit, vetëm do t'i përkeqësojë punët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail