Avokati kenian i kërkon martesë vajzës së Obamas, i ofron lopë, dele dhe dhi

Uashington, 27 maj 2015 (MIA) - Një avokat nga Kenia i ka bërë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një oferte tepër të çuditshme.

Ai i ka ofruar presidentit amerikan, Barack Obama 50 lopë, 70 dele dhe 30 dhi në këmbim të dorës së vajzës së shefit të Shtëpisë së Bardhë, Malia që është vetëm 16 vjeç.

Gazeta keniane "The Nairobian", shkruan se avokati ka qenë i interesuar që nga viti 2008 për vajzën e kreut të SHBA­-së.

"Jam i interesuar për këtë gjë që nga viti 2008", tha avokati i ri, Felix Kiprono në një intervistë për këtë gazetë.

Në atë kohë, presidenti Obama po bënte fushatë për mandatin e parë në Zyrën Ovale dhe Malia ishte 10 vjeç. "Të them të vërtetën, që nga ajo kohë nuk kam dalë me asnjërën dhe premtoj të jem besnik", thekson ai.

"Njerëzit mendojnë se unë jam i interesuar për paratë e familjes Obama, por ky nuk është rasti. Dashuria ime është e sinqertë, nëse martohem më Malian do të bëj një jetë të thjeshtë me të", thotë Kiprono.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail