5 arsye për të instaluar kamera në shtëpi!

Spiunimi nuk do të ishte qëllimi kryesor, pasi kjo është e gabuar. Mosha dixhitale është shumë komplekse. Në njërën anë, njerëzit janë shumë të shqetësuar lidhur me privatësinë e tyre online, ndërsa në anën tjetër teknologjia na jep mjete të mrekullueshme për të qenë të sigurtë.

Vendosja e një kamere në shtëpi është pjesë e kësaj moshe dixhitale. Por kjo nuk do të thotë të regjistrosh çdo moment për të qenë të sigurtë. Revista “Time” jep pesë mënyra se si të përdorësh kamerat e sigurisë në pronën tënde për të mbajtur të sigurt shtëpinë dhe anëtarët e familjes.

1. Një kamera në derën kryesore të shtëpisë

Nëse është hajdut apo një shok i fëmijës tuaj, ata janë duke ardhur në shtëpi, dhe përgjithësisht vijnë nga dera kryesore. Pozicionimi i një kamere në derë është një mënyrë e mirë për të parë se kush po ju vjen dhe për të siguruar çdo person që është në shtëpi. Për këtë ka shërbime të ndryshme. Simplicam përshembull, është një lloj kamere, e cila në momentin që njeh fytyrat e atyre që vijnë në shtëpi nuk regjistron.

2. Të shohësh cepat e errët

Çdo shtëpi ka cepa qorre, të errëta që i shpëtojnë syrit të zakonshëm dhe që nuk përdoren shumë. Vendosni një kamera në këto zona dhe nuk do të jetë nevoja të shkoni personalisht t’i kontrolloni.

3. Vëzhgoni garazhin tuaj

Një nga vendet më të nevojshme për njerëzit është garazhi. Përveç makinave, aty njerëzit mbajnë dhe shumë sende të tjera me vlerë. Vendosja e një kamere në këtë zonë të shtëpisë do t'ju bëjë të ndjeheni më të sigurt.

4. Ndihmon babain dhe nënën të flejnë si fëmijë

Harrojini të gjitha këshillat si prindër të rinj që duhet të rrini zgjuar natën për të vëzhguar fëmijën tuaj. Monitorët e rinj të fëmijëve, tashmë kanë dhe kamera me zë dhe figurë, që ju ndihmojnë të kuptoni kur fëmija zgjohet apo ka diçka.

5. Mos ia lini shtëpinë askujt në dorëzim

Kur largohemi me pushime, sigurisht çelësat ia lëmë një personi të besuar që të kontrollojë herëpashere se çfarë ndodh në shtëpi, nëse keni lënë ndonjë dritë ndezur, apo ndonjë rubinet hapur. Kjo nuk ju duhet më. Mjafton të instaloni një sistem kamerash dhe do t’ju mbajë të lidhur me shtëpinë kudo që të jeni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail