Testamenti i milionerit për vajzat e tij

Nju-Jork, 28 korrik 2015 (MIA) - Një multimilioner nga Nju Jorku duket se ka vendosur të diktojë testamentin e tij për vajzat nga përtej varrit.

Maurice Laboz, që vdiq në fillim të këtij viti, ka vendosur që vajzat e tij, Marlena, 21 vjeç dhe Victoria, 17 vjeç, të trashëgojnë nga 10 milionë dollarë secila kur të mbushin 35 vjeç.

Megjithatë, 77-vjeçari ka siguruar që vajzat të marrin bonuse më herët në rast se ndjekin një universitet të mirë, martohen me personin e duhur, gjejnë punë të mira dhe nuk bëjnë fëmijë jashtëmartesorë.



Një bord do kujdeset për zbatimin e testamentit të tij.

Ekzekutuesit e testamentit mund t’u japin vajzave nga gjysmë milionë dollarë nëse martohen përpara se të mbushin 35 vjeç, por në rast se burrat e tyre nënshkruajnë një deklaratë se nuk do i prekin paratë.

Ato mund të marrë nga 750 mijë dollarë nëse diplomohen nga një universitet i akredituar dhe shkruajnë 100 fjalë se çfarë duan të bëjnë me paratë.

Vajzat do të marrin të njëjtën shumë nëse kujdesen për mamanë e tyre, e cila nuk ka marrë asgjë nga testamenti.

Laboz la një pasuri prej 37 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e shumës do të shkojë për bamirësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail