Një rrjet social që poston pasi të keni vdekur

Në kohët kur flitet për trashëgimi digjitale dhe fatin e profileve në rrjetet sociale pas vdekjes, është një platformë që të bën të pavdekshëm në rrjet.

Quhet Eter9, dhe falë inteligjencës artificiale skanon aktivitetin tonë “social” aktual për të mësuar mbi personalitetin tonë dhe të kuptojmë se çfarë mund të postojmë në të ardhmen, kur të mos jemi më.

Kjo faqe është krijuar nga programuesi Henrique Jorge, dhe aktualisht Eter9 është në periudhën e provës, dhe është testuar për momentin në 5 mijë persona, përcjell tch.

“Po mundohemi të krijojmë në sistem të Inteligjenës Artificiale që të mësojë shpejt nga platforma të tjera si Facebook”, shpjegon Jorge.

Tema e jetës digjitale pas vdekjes është diskutuar disa herë. Një platformë e ngjashme me Eter9, që quhet Eterni.me, është krijuar pak muaj më parë nga Instituti i Teknologjisë i Massachusetts. Disa platforma si Facebook, kanë vendosur opsionin e testamentit digjital, falë së cilës përdoruesit mund të nominojnë një të afërm apo një mik që do të menaxhojë llogarinë pas vdekjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail