Menyja e drekës së fundit të Titanikut pritet të shitet për 70 mijë dollarë

Më shumë se një shekull pas zhytjes fatale të anijes së pasagjerëve Titanik, menyja e fundit në të cilën pasagjerët u referuan për ushqimin e tyre të drekës pritet të shitet për më shumë se 70 mijë dollarë në një ankand online, ka thënë një kurator të hënën.

Anija luksoze u shyt në Oqeanin Atlantik më 15 prill, 1912 pasi goditi një ajsberg gjatë lundrimit të saj nga Southampton, Angli, në New York, raporton Reuters.

Të martën shënohet 30 vjetori i gjetjes së mbetjeve të anijes në oqean nga një grup shkencëtarësh.

Menyja në fjalë do të vihet në ankand më 30 shtator nga shtëpia online e ankandeve “Invaluable, së bashku me një letër të shkruar nga të mbijetuarit e anijes dhe një biletë nga “banja turke”.

David Lowenherz, pronar i “Lion Heart Autographs”, diler i skripteve të rralla prapa ankandit, ka thënë se vetëm dy apo tri meny nga dreka e fundit e anijes besohet se ekzistojnë, transmeton Koha.net. Ai ka vlerësuar se kjo meny në ankand do të shitet nga 50 deri në 70 mijë dollarë.

Menyja është mbajtur nga pasagjeri i klasit të parë, Abraham Lincoln Salomon dhe është e nënshkruar në pjesën e prapme nga Isaac Gerald Frauenthal, pasagjer nga Nju-Jorku i cili me gjasë ka ngrënë drekë bashkë me Salomonin atë ditë, ka thënë Lowenherz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail