Shqipëria e 5-ta në "Junior Eurovision 2015"

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtarja Mishela Rapo, është renditur e pesta në "Junior Eurovision 2015", që u zhvillua në Bullgari, njofton ATSH.

Kënga e saj e titulluar "Dambaje", me muzikë të Adrian Hilës dhe tekst të Pandi Laços, mori nga juria 93 pikë.

Këngëtarja e vogël mori urimin për këtë rezultat edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në një postim në faqen e tij në "Facebook" shkruan: "Urime Mishelës për performancën e bukur që e renditi Shqipërinë në 5 vendet e para në Junior Eurovision Song Contest 2015".

Një pozicionim të këtij niveli në një kompeticion europian të këngës, ka mundur të shënojë vetëm këngëtarja Rona Nishliu, në Eurovizion 2012, me këngën e titulluar "Më lini të qaj".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail