Fëmijët shqiptarë të burgosur në shtëpi për shkak të gjakmarrjes(FOTO)

Foto 1. Eiola 10 vjeçare babai i së cilës u vra para syve të saj tek pragu i derës. Qysh atëherë ajo ëndërron hakmarrje. Shkodër, 2004. I frymëzuar nga leximi i romanit “Prilli i thyer”, fotoreporteri francez Guillaume Herbaut realizoi në vitin 2004 një koleksion me foto të familjeve të ngujuara për shkak të gjakmarrjes në veri të Shqipërisë. Koleksioni mban titullin “2/7 Shkodra” dhe përmban imazhe të vuajtjes psikologjike dhe fizike të fëmijëve që si Gjorgu i Kadaresë jetojnë nën peshën e pritjes së një vdekjeje të mundshme, madje ca më keq, pasi ata s’janë 26 vjeçarë vrasës, por fëmijë pa fëmijëri, pa shkollë, pa shokë.

Foto 2. Fëmijët e familjes Vukaj. Babai u vra në rrugët e qytetit. Djemtë janë mbyllur nga frika se do t’i vrasin edhe ata. Veri, 2004.

Foto 3. Gruaja e një të vrari. Ajo nuk e fal gjakun. Familja në gjak jeton e fshehur.

Foto 4. Lina Hilli. Burri i saj u vra për gjak. Vëllai i tij ia mori hakun. Lina jeton e ngujuar. Veri i Shqipërisë, 2004.

Foto 5. Kjo familje jeton e ngujuar për shkak të gjakut. Babai i këtyre fëmijëve u vetëvra duke u hedhur në pus. Veri, 2004.

Foto 6. Dritarja e një familjeje të ngujuar. Shkodër, 2004.

Foto 7. Pamja e një lagjeje ku jetojnë të ngujuarit. Shkodër, 2004.

Foto 8. Emin Spahija, pajtuesi i gjaqeve që u vra në 2004 disa muaj pas kësaj fotografie.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail