Një ish-ministër i ndihmoi një gruaje të lindë në aeroplan

Pak janë ata njerëz të cilët mund të lavdërohen se gjatë lindjes u ka ndihmuar ndonjë personalitet i rëndësishëm.

Njëra prej tyre është vajza e lindur në aeroplan gjatë fluturimit në relacionin N'Xhamena-Paris, e cila erdhi në jetë me ndihmën e ish-minsitrit francez të Punëve të Jashtme, Filip Dust-Blazi, kumtoi aerokompania franceze "Er Frans".

Siç lajmërojnë mediumet franceze, foshnja ka lindur në momentin kur aeroçplani ndodhej mbi Algjeri, dy orë para aterimit në aeroportin parisien "Sharl de Gol".

Gruas shtatzënë gjatë lindjes dhe asistoi një udhëtare dhe Dust-Blaz, kardiolog me profesion dhe i cili në cilësinë e ndihmës sekretarit të përgjithshëm të KB-së kthehej nga konferenca e organizatës botërroe të shëndetësisë.

"Er Frans" nuk parasheh kurfarë kufizime për gratë shtatzëna, ndërsa ekuipazhi i tij është trajnuar të ndihmojë gjatë lindjes.

Aerotransportuesi francez, megjithatë përkujton se lindja në disa nga aeroplanët e vet nuk përfitohen me disa benefite në pikëpamje të blerjes së biletave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail