Dhuratat e Vitit të Ri sipas shenjave të horoskopit

Me ardhjen e festave njerëzit harxhojnë shumë kohë duke menduar se çfarë t'u dhurojnë miqve apo të afërmve të tyre. Për të kuptuar më mirë se cilat janë disa nga dhurata më të përshtatshme për këto ditë festash, na vjen në ndihmë kjo përmbledhje, e cila tregon dhuratat e preferuara të çdo shenje të horoskopit.

Dashi

Nëse ka diçka që kjo shenjë pëlqen janë dhuratat që i zbavitin dhe i japin mundësinë që të përjetojnë diçka të re. Një udhëtim në një resort me ski, ose pajisje që lidhen me sportin, do t’i gëzonte ata shumë. Nëse nuk janë fansa të sportit, atëherë mund t’i dhuroni diçka me ngjyra, si një shall, apo ndonjë aksesor tjetër.

Demi

Demi e adhuron luksin. Dhurata romantike si shampanjë apo çokollata janë perfekte si për meshkujt, ashtu edhe emrat e kësaj shenje. Ata do jenë të kënaqur nëse ju u dhuroni veshje të markave të njohura, apo parfume të mirë.

Binjakët

Binjakët janë pak të turpshëm, por ata do të gëzohen pamasë nga dhurata teknologjike si për shembull një tabletë, smartphone apo një DVD e një filmi/seriali.

Gaforrja

Për gaforret nuk ka rëndësi çmimi i dhuratës, por kuptimi i saj. Pëlqejnë dhurata artizanale, sidomos me detaje apo motive që i kujtojnë familjen ose kohët e kaluara.

Luani

Luanët i pëlqejnë shumë bizhuteritë e shkëlqyeshme dhe veshjet moderne. Mund t’i nxirrni edhe për një darkë me ushqim pikant sepse ata i adhurojnë këto të fundit.

Virgjëresha

Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës pëlqejnë çdo gjë që mund t’i ndihmojë për anën e tyre krijuese. Pajisje gatimi dhe dekori do t’i bëjë ata të ndihen mirë dhe të lumtur.

Peshorja

Peshorja merr çmimin si "dekoruesja më e mirë e shtëpisë". Ajo ka dëshirë ta mbushë shtëpinë me dhurata dekoruese, sidomos kur këto dhurata ia bëjnë miq që janë me shumë stil, si peshorja. Disa qirinj të bukur, janë një dhuratë që atyre u shërben.

Akrepi

Akrepët pëlqejnë dhuratat e çdo lloji. Një palë syze ose një videolojë do ishte ideale si dhuratë.

Shigjetari

Shigjetarët kanë një dëshirë të madhe për të udhëtuar. Gjithçka që ka lidhje me lëvizjet, një biçikletë, aksesorë makinash, por edhe aktivitete jashtë, siç mund të jetë një darkë, do t’i bëjë ata të lumtur.

Bricjapi

Është një nga shenjat më praktike të horoskopit, që do të thotë se ata pëlqejnë çdo lloj dhurate. E pëlqejnë teknologjinë, kështu që një pajisje, sado e vogël teknologjike, do t'i gëzonte pamasë.

Ujori

Ujorët janë të apasionuar pas kulturës dhe historisë. Një libër mund të jetë dhuratë shumë e mirë, ose një biletë për të shkuar në një galeri arti apo teatër do t’i entuziasmojë shumë.

Peshqit

Kjo shenjë e horoskopit, pëlqen të gjitha ato dhurata që tregojnë se ju i keni përzemër. Mund t’i dhuroni disa ditë pushime romantike ose diçka që ngacmon imagjinatën e tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail