Të kontrollosh apo jo telefonin e partnerit?

A ka ndonjë të pranojë se nuk e ka pasur tundimin të lexojë mesazhet në smartphone apo kompjuterin e partnerit, teksa ai do jetë duke bërë ndonjë punë, apo duke u larë.

Aplikacionet teknologjike ndihmojnë shumë ata që duan të spiunojnë, por nuk mungojnë as opinionet pro dhe kundër. A të ka ndodhur ndonjëherë ti kontrollosh telefonin atij? Ja çfarë nuk duhet të nënvlerësoni:

Aplikacione spiune

Mund të regjistrosh telefonatat, dhe jo vetëm: aplikacionet moderne e bëjnë teknologjinë një fushë të minuar ku privatësia rrezikon të bëhet edhe utopike.

Çështje dyshimesh

Mungesa që vihen re, më pak gjeste dashurie, heshtje të zgjatura, shpesh janë ndjesi që e çojnë një person të kërkojë disa indicie. Gjurmë që mund të tregojnë gënjeshtra të vogla, apo pabesi.... absolutisht asgjë! E vërteta është në ndërtimin e një besimi në lidhje që është komplekse, dhe ja pse të lexosh me qëllim mesazhet që nuk janë për ne, shkon përtej faktit të të qënit zbuluar.

Alarmi i xhelozisë

Xhelozia mund të luajë shaka të shëmtuara dhe të nxisë një obsesion që përbën problem më pas. Por në raste të tilla kontrolli ndaj partnerit nuk të lehtëson ankthin, përkundrazi rrezikon të krijojë një rreth vicioz që duket gjithnjë e më i vështirë për tu thyer. Ke dyshime? Përballu me partnerin. Nuk duhet një celular për të matur pasionin e një çifti.

/ Top Channel



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail