Bluza me ndihmën e të cilave do të kuptoheni me çdokend në botë

Të gjithë së paku një herë në jetë jemi gjetur në situatë ku "me duar e me këmbë" tentojmë të shpjegojmë një të huaji ku njohuritë e kufizuara të gjuhëve të huaja na përfshijnë. Në situatë të njëjtë u gjetën edhe tre djem të cilët pas udhëtimit nëpër Vietnam krijuan bluzën "IconSpeakWorld", e cila do tua lehtësojë jetën të gjithë udhëtarëve në vendet e huaja.

 

"Shumë herë në udhëtime ballafaqohemi me barrierat e gjuhës të cilat mund të zgjidhen vetëm me shenja, simbole ose ikona në copë letre ose në hartë", sqaron Xhorxh, Stiven dhe Florian, kreatorë të veshjes imagjinare e cila përbëhet prej 40 simboleve që janë të njohur në gjithë botën.

"IconSpeak" është bluzë fantastike e cila bëhet mjet i komunikimit kur gjendemi në vend të huaj. Në bluzat e pambukut që vijnë në modele të ndryshme mund të gjenden fotografi që simbolizojnë restorante, hotele, telefon, vi-fi, mjete transporti, tualet dhe gjëra të tjera që çdo ditë nevojiten gjatë udhëtimit.

Bluzat mund të gjenden në ngjyrë të kaltërt, të bardhë dhe të zezë përmes faqes së internetit të projektit dhe kushtojnë 33 dollarë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail