Një gazetar nga "Uashnington post" përkujton se nëse fiton Tramp do të "hajë gazeta"



Dana Timoti Milbank, kolumnist politik në "Uashingtoin post", i cili në fillimin e zgjedhjeve partiake në SHBA tha se do të "hajë gazeta" nëse miliarderi Donald Tramp do ta fitojë nominim republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, përkujtoi se do ta mbajë premtimin.

Pas fitores së Trampit në shtetin federal amerikan Indiana dhe tërheqjes së republikanit Ted Kruz, rival kryesor i miliarderit, Milbanik në Tuiter përkujtoi se do ta mbajë premtimin dhe do të hajë një faqe të gazetës.

Shumë lexues të Milbank i kanë dërguar receta të ndryshme si më lehtë të hajë letër, disa prej tyre kanë dhënë propozim për salca të ndryshme si dhe  proshutë të coptuar apo milkshejk të ëmbël me aroma të ndryshme.

Për shkak se lexuesit do të zgjedhin recetën më të mirë për gazetë, një kuzhinjer në Uashington më 12 maj do të përgatiti pët Milbank disa ushqime të ndryshme në bazë të letrës.

Këto ushqime do t'i provojë edhe gazetari i "Uashington post" i cili është i angazhuar për receta kuzhine dhe do të japë mendimin e tij.

"Pastaj unë do t'i hajë të gjitha ato ushqime. Me siguri do të jenë të shijshme, por si do ta durojë Trampin edhe gjashtë muaj. Duhet të marrë diçka të mirë për tretje - bën shaka Milbank dhe shtoi se degustimi do të jetë drejtpërdrejtë i transmetuar në faqen e Fejsbukut në "Uashington post".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail