Binjakët shqiptarë ‘shpëtojnë’ nga dënimet, ekspertët nuk dinë cili është hajduti

Ata janë identikë dhe kanë model të njëjtë flokësh dhe vishen njësoj. Dy vëllezërit binjakë i bashkon edhe vesi i grabitjes.

Ata quhen nga mediat italiane si "Binjakët Lupin".

Bëhet fjalë për Edmond dhe Eduard Trushi, 31-vjeçarë. Përveç se janë identikë, kanë edhe ADN të njëjtë dhe dallimet janë të padukshme.

Policia italiane vihet në vështirësi për të akuzuar njërin apo tjetrin. Sigurisht, vjedhjet nuk i bëjnë gjithmonë bashkë dhe këtu krijohet problemi. Ata u arrestuan dy vite më parë për një sërë veprash penale.

Tani, çështja rikthehet sërish në media, pasi policia gjeti gjurmë të ADN-së në një automjet të vjedhur tip Mercedes Klas A. ADN-ja korrespondon me atë të Eduard Trushit, por ai është shpallur i pafajshëm. Ai nuk e kishte kryer krimin dhe përgjegjës është vëllai i tij, me të njëjtat të dhëna ADN-je.

Vitin e shkuar, ata u arrestuan për të paktën 100 vjedhje. Për të komunikuar midis tyre, vëllezërit shqiptarë përdornin numra telefoni të vendeve jashtë BE-së, si nga Gambia, Mozambiku apo Pakistani, dhe i ndryshonin ato herë pas here.

Policia tha se binjakët pak kohë më parë vetëm në një natë kryen shtatë vjedhje në Rinfreddo, lokalitet i Cuneo, krahinë veriore e pasur e Italisë. Eduard Trushi u kap i pari në Cuneo. Kurse Edmond Trushi arriti të arratiset me një Ford Mustang por u ndoq nga policia. Vetëm pas 24 orësh, Edmondi u arrit të kapej në autostradën drejt Lombardisë. E gjithë historia ndodhi më gjatë fillimit të muajit korrik të vitit të shkuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail