Busti i Hillari Klintonit në Sarandë


Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi vendosjen e një busti të ish-sekeretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Bulevardin qëndror të qytetit.

Zëdhënësi i Bashkisë së Sarandës, Thoma Nika, tha se vendimi është marrë unanimisht nga ana e Këshillit të qytetit.

"Një skulpturë e zonjës Klinton do të vendoset në bulevardin kryesor përgjatë bregdetit, për dimensionin si grua në politikë, si përfaqësuese e miqësisë Shqipëri – SHBA dhe për kontributin e saj për kombin shqiptar në momente të ndryshme historike", deklaroi Nika.

Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të presidentit Uillson në Tiranë dhe bustit të presidentit Bill Klinton në Prishtinë , një busti i presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël. Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Riçard Hollbruk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail