Çka nënkuptojnë nënshkrimet e politikanëve botëror?

Nënshkrimi është një element i cili veçon njerëzit dhe secili ka një të tillë me karakteristikat e veta, njofton koha.net.

Donald Trump ka një nënshkrim mjaft të komplikuar dhe ekspertët e shkrimit dhe grafologjisë thonë se me këtë nënshkrim ai tregon se është dominant, i fortë, agresiv dhe se dëshiron t’i mbanë njerëzit në krahët e tij.



Kryeministri britanik, Dejvid Kameron konsiderohet se ka një nënshkrim që shpërfaq natyrën e të dëshiruarit vetëm të së mirës për gjithkë në zemër dhe për falenderimin e të gjithëve. Gjithashtu, nënshkrimi i tij nënkupton se ai komunikon hapur dhe lirë me të tjerët.



Pothuajse i njëjtë konsiderohet edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama. Nënshkrimi pasqyron se ai nuk është agresiv dhe se gjithmonë dëshiron të arrijë atë që dëshiron, duke treguar integritet.



Vladimir Putin me nënshkrimin e tij, sipas ekspertëve, dëshiron të tregojë se është një njeri që lidh çdo gjë nyje dhe se brenda juridiksionit ose rrjetës së tij nuk mund të shpëtojë askush.



Kandidatja për presidentet të SHBA-ve, Hillari Klinton me nënshkrimin e saj që është emri i saj, mbiemri i vajzërisë dhe i bashkëshortit. Nënshkrimi i saj shihet si i tensionuar, me një H të gjatë dhe vertikale, që nënkupton pavarësi dhe energji.



Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka një nënshkrim mjaft interesant, sepse “M” duket si një “W”. Ajo shkruan në mënyrë harmonike, sipas ekspertëve, me pak kënde. Pavarësia – është elementi që shquhet tek Merkel pasi shkruan vertikalisht dhe me shkronja të mëdha në fillim të emrit e mbiemrit. Ndërsa mungesa e zbukurimit, sipas ekspertëve paraqet atë shumë praktike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail