Hapet tuneli më i madh në botë

Në Zvicër do të hapet tuneli më i gjatë në botë i quajtur Gotar, i cili do të kalojë përmes Alpeve zvicerane dhe do ta lidhë kantonin qendror Uri me pjesën jugore të vendit.

Tuneli i gjatë 57 kilometra, ka kushtuar rreth 12 miliardë franga zvicerane, ndërsa është ndërtuar nga 2.400 punëtorë, dhe solemnisht do të hapet të mërkurën.

Tani udhëtimi me tren nga Cyrihu deri në Milano do të zgjasë dy orë e 40 minuta.

Tuneli Gotar kështu do të fillojë ta tejkalojë tunelin Seikan i cili e 53,9 kilometra deri tani ishte tuneli më i gjatë në botë.

Hapja zyrtare e tunelit është planifikuar më 1 qershor, ndërsa përveç zyrtarëve zviceranë do të marrë pjesë edhe presidenti i Francës Fransoa Olland, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri i Italisë Mateo Renci.

Lëshimi i plotë në përdorim i tunelit do të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Ideja për ndërtimin e këtij tuneli është dhënë nga inxhinieri zviceran Karl Eduard Gruner në vitin 1947. Që të ndërtohet tuneli, janë gërmuar më shumë se 28 milionë tonë shkëmbinj.

Ndërtimi zyrtarisht filloi në vitin 1999, por kishte shumë probleme burokratike dhe financiare, për shkak të shqetësimit për qëndrueshmëri të projektit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail