Austri, do të konfiskohet shtëpia ku ka lindur Adolf Hitler

Qeveria austriake ka paralajmëruar miratimin e ligjit i cili do të lejonte konfiskimin zyrtar të shtëpisë ku ka lindur lideri nazist Adolf Hitler, në përpjekje për të parandaluar grumbullimin e mundshëm të neo-nazistëve në këto hapësira, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Brendshme austriake ka propozuar ligjin në fjalë me qëllim që në atë vend të mos mblidhen neonazistët.

"Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë për disa vite ishin përpjekur për të blerë pronën, por këto përpjekje ishin të pasuksesshme. Tani opsioni i vetëm mbetet që pronësinë e shtëpisë ta marrë Republika e Austrisë nëpërmjet shpronësimit", tha Ministria e Brendshme.

Përndryshe, shtëpia ndodhet në qytetin e vogël Braunau am Inn, ku më 20 prill 1889 kishte lindur Hitleri, dhe aty kishte jetuar me prindërit e tij derisa në moshën tre vjeçare kur ata u zhvendosën në qytetin Passau në Gjermani.

Nga humbja e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore shtëpia është përdorur si bibliotekë publike dhe bankë, kurse në të gjithashtu orë mësimore kanë mbajtur nxënësit e shkollave të meseme, kurse një kohë të shkurtë ishte selia e një organizate humanitare lokale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail