Gjashtë vjeçi gjen drogë të kristaltë në "Kider Surprise"



Një gjashtë vjeçar ka gjetur drogë "Methamphetamine" të kristaltë në vezën e famshme për fëmijët “Kinder Surprise”, transmeton koha.net.

Fëmija gjashtë vjeçar ishte duke luajtur afër rrugës së bashku me vëllanë e tij nëntëvjeçar në Drumchose, të Irlandës, kur ai e ka hapur vezën e verdhë brenda çokollatës.

Por, në vend se të gjejë ndonjë lojë, ai gjeti një qese të vogël me pluhur të bardhë, e cila është drogë e tipit "Methamphetamine".

Fatmirësisht djali e dërgoi qesen te babai i tij, me “Methamphetamine” të kristaltë, i cili pastaj e dërgoi në polici.

Kushëriri i djalit ka thënë për "mailonline" se ata e kanë gjetur "Kinder Surprise" të fshehur afër rrugës.

Policia ka thënë se "djemtë janë treguar shumë të mençur e me fat, pasi kanë vendosur ta dërgojnë atë te babai i tyre, në vend se ta provojnë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail