Filadelfia vendos tatim për pijet me sheqer

Uashington, 17 qershor 2016 (MIA) - Filadelfia u bë qyteti i parë amerikan ku u vendos takim për pijet që përmbajnë sheqer.

Këshilli i qytetit i Filadelfias miratoi tatimin prej 50 centëve në litër për pijet e gazuara dhe ato që përmbajnë sheqer. Pakoja tradicionale e kanoçeve prej 335 mililitrave do të kushtojë 18 centë më shumë.

Tatimi shtesë do të paguhet prej 1 janari të vitit 2017, ndërsa pritet që të grumbullohen 90 milionë dollarë në vit. Ato mjete do të dedikohen për shkollat shtetërore, kopshtet dhe institucione të tjera publike.

Ky vendim është goditje e fortë ndaj industrisë së fuqishme të lëngjeve të gazuara të cilët ndërmorën fushatë milionëshe që ta pengojnë vendosjen e tatimit.

Ky vendim ka për qëllim që t'i nxisë njerëzit në ushqim të shëndetshëm. Diabeti dhe pesha e shtuar janë probleme gjithnjë e më të mëdha në SHBA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail