"Forbs": Pronari i "Zara"-s më i pasuri në botë

Amansio Ortega, biznesmen spanjoll dhe pronar i "Zara"-s dhe disa brendeve të modës, është i pari në listën e më të pasurve, sipas revistës amerikane "Forbs".

Ortega e kaloi themeluesin e "Majkrosoftit", Bil Gejts.

Pasuria e pronarit të rrjetit tregtar për tekstil "Inditeks" vlerësohet në 79.5 miliardë dollarë, ndërsa pasaniku deri tani më i madh në botë, Bil Gejts ka pasuri në vlerë prej 78.5 miliardë dollarë.

Ortega e ka filluar karrierën e tij si arkëtar në qytetin e lindjes La Korunja, pastak bashkëshortja e tij e atëhershme Rosalia ka filluar të qep veshje të brendshme dhe pizhama në shtëpinë e tyre.

Ai në vitin 1975 ka krijuar brendin e modës "Zara", ndërsa më vonë e ka themeluar kompaninë "Inditeks", nën të cilën janë brendet "Masimo Duti" dhe "Pul end Ber".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail