Një banor i Alepos nuk dëshiron të ikë nga lufta në mënyrë që të mos i braktisë macet endacake (video)

Vendi më i rrezikshëm në botë sot,me siguri është qyteti sirian Alepo, prej nga ikën shumica në vlugun e luftës.

Por, një banor lokal i Alepos megjithatë nuk dëshiron ta braktisë qytetin, në mënyrë që të mund të kujdeset për njëqind macet endacake.

Mohamed Ala Xhalel, i cili është i njohur si "maceruajtësi nga Alepo", në vitin 2011 e themeloi strehimoren e parë ku i vendosi 20 macet e para endacake. Sot, siç lajmëroi BBC, numri i tyre është pesë herë më i madh.

"Kujdesemi për secilën mace, të cilën pronarët e kanë braktisur apo e cila më parë ka jetuar në rrugë", deklaroi ai. "Meqenëse të gjithë e braktisën vendin, përfshirë edhe miqtë e mi, macet u bënë miket e mia. Disa m'i kanë lënë njerëzit, sepse e dinë se i dua macet", pohon Xhalel.

Ai shtoi se asnjëherë nuk do t'i braktisë kafshët. Më parë ka qenë elektricist, ndërsa sot vozitë automjetin e Ndihmës së Shpejtë.

"Ai që ka mëshirë ndaj njerëzve, ka mëshirë edhe ndaj çdo krijese të gjallë", thotë Xhalel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail