Skandal në Ukrainë: Dolën fotot nudo të zëvendësministres së Punëve të Brendshme

Kiev, 16 nëntor 2016 (MIA) - Politikanët në Ukrainë kanë dalë në mbrojtje të një prej zëvendësministreje të tyre, pasi në internet nisën të qarkullojnë fotografitë e saj me "pullë të kuqe" e madje edhe toples.

Bëhet fjalë për fashionisten Anastasia Deeva, është emëruar së fundmi si ministre e Punëve të Brendshme. Fotot e saj kur ishte vetëm 24-vjeçe kanë nisur të qarkullojnë në internet duke e bërë atë pjesë të një skandali të madh, shkruan JOQ.

Disa prej fotove tregojnë Anastasian me gjoksin të ekspozuar përpara aparatit fotografik, ndërsa të tjera edhe krejt të zhveshur, të mbledhur në një cep të krevatit. 



Nga njëra ana janë mbledhur politikanët e opozitës, të cilët kërkojnë largimin e zv. ministres nga posti, ndërsa nga ana tjetër janë politikanët e mazhorancës, të cilët mbrojnë postinin e Anastasias.

Pak kohë më parë ajo u emërua zëvendësministre e Brendshme, e cila ngarkohej të merrej me integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. 

Ndonëse e reja ka deklaruar se ato janë realizuar vite më parë kur ajo ka qenë studente, kjo nuk ka kursyer akuzat ndaj saj.

Por në mbrojtje të zëvendësministres së re, ka dalë ministri i Brendshëm i Ukrainës, i cili ka thënë se ato janë foto personale, që nuk kanë lidhje me aftësitë e saj në punë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail