“Air Canada Center” sërish vishet Kuq e Zi (video)

Toronto, 29 nëntor 2016 (MIA) - Për herë të tretë me radhë, 28 nëntori ka marrë vëmendje ndërkombëtare në ligën më të madhe të basketbollit në botë, NBA.

Me iniciativë të Bujar Zejnullahut, edhe këtë vit pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së Toronto Raptors, është vallëzuar nga vajzat e grupit “Shqiponjat e Vogla”, në Air Canada Center, në Toronto.

Për më shumë se 4 minuta publiku në sallë është shoqëruar me vallen shqiptare të shoqëruar nga kënga “Kuq e Zi” nga Elvana Gjata dhe Flori.

“Air Canada Center” sërish vishet Kuq e Zi by kohanet
“Ka qenë shumë e vështirë me depërtu para 3 viteve, por tani është më e lehtë. Është e rëndësishme jo vetëm për komunitetin shqiptar këtu, por për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Është mënyrë intelegjente për të promovuar flamurin e bukur shqiptar në botë”, ka thënë për Koha.net, Zejnullahu.

Toronto Raports e ka fituar ndeshjen e 28 nëntorit kundër Philadelphia 76ers. Ndeshjet e ekipit më të madh kanadez të baskebollit shikohen në sallë nga 26 mijë njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail