Shqiptarja i lë burrin dhe fëmijët për bosin e ISIS-it

Dy personazhe kyçe kanë ndikuar në rekrutimin e Valbona Berishës, shtëpiakes shqiptare 34-vjeçare, e cila në dhjetorin e vitit 2014 u nis nga Barzago, për në Shtetin Islamik. I pari është Shefqet Krasniqi, imami i xhamisë në Prishtinë, tashmë i arrestuar për rekrutim terroristësh dhe predikuesi maqedonas Omer Bajrami, imami i xhamisë në Shkup, edhe ky në pranga me të njëjtën akuzëNjë grua shqiptare që jetonte në Itali, ka braktisur burrin dhe fëmijët e vet, pasi u dashurua me një boss të ISIS.

Valbona Berisha u njoh me të virtialisht, fliste në chat dhe më pas vendosi të linte gjithçka dhe të shkonte të jetonte me të.

Dy janë personazhet kyçe të rekrutimit të Valbona Berishës, shtëpiakes shqiptare 34-vjeçare, e cila në dhjetorin e vitit 2014 u nis nga Barzago, për në Shtetin Islamik.

I pari është Shefqet Krasniqi, islamist ekstrem, imami i xhamisë në Prishtinë, tashmë i arrestuar për rekrutim terroristësh dhe predikuesi maqedonas Omer Bajrami, imami i xhamisë në Shkup në Maqedoni, edhe ky në pranga me të njëjtën akuzë”, shkruajnë sot mediat italiane.

Mediat italiane shkruajnë se nga kërkimet në kompjuterin e gruas shqiptare janë zbuluar rrjeti i personave me të cilët ajo mbante kontakt, mes tyre edhe kërkime pa fund në internet, Youtube dhe interes i madh për Kalifatin, ISIS-in dhe ekstremizmin.

Sipas tyre, Valbona Berisha ra në kontakt online me dy predikuesit e lidhur me Al Baghdadi.

Më pas ajo u njoh dhe u dashurua, dhe më tej edhe u martua me një nga ata që cilësohen si boss i ISIS.

Berisha vendosi të shkonte te ai në dhjetor, në Al-Bab, 40 km në veri nga Aleppo, për t’u bërë pjesë e Kalifatit.

Ajo kishte me vete vetëm djalin 6-vjeçar, Alvin.

Për momentin nuk dihet nëse janë gjallë.

Kushërira e Valbona Berishës, Irma Berisha, tregon takimin e fundit me të:

“Ishim për darkë në shtëpinë e mamasë sime, kur Valbona tha se do të ikte në Siri, në ndihmonte në spitalet atje për ata që kishin nevojë.

Ajo tha se donte të ndahej nga burri, Afrimin, sepse thoshte se ai e rrihte dhe donte të largohet që të ndërronte mënyrën e jetës”.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail