Shën Valentini ose Martiri i dashurisë…!!!

Një buqetë me lule…, ndoshta me lule të kuqe, e shoqëruar me një dhuratë të këndshme është mënyra më e natyrshme, me të cilën festohet dita e Shën Valentinit.
Legjenda mbi Ditën e Shën Valentinit, ka histori shumë të gjatë, e cila shkon deri tek romakët e vjetër, më saktë deri në shekullin e tretë. Por çfarë është Festa e Shën Valentinit në të vërtetë?
-Historiku i “Ditës së dashurisë”
Tek romakët e lashtë, që para 17 shekujsh, dita e dashurisë konsiderohej si festa më madhështore, e cila nënkuptonte dashurinë që romakët paganë kishin për zotin e tyre. Legjendat rreth kësaj feste, janë të shumta, por më e spikatura është ajo që vetë romakët e besonin si të vërtetë.
Thuhet se themeluesi i Romës së lashtë, Romulus, një ditë prej ditësh, kur ishte ende foshnjë, piu nga gjiri i një ulkonje, qumështi i së cilës i dhuroi trupit të tij forcë e energji. Duke marrë shkas nga kjo, romakët e lashtë e paganë, e përkujtonin atë çdo vit, në mes të muajit shkurt, duke therur atë ditë një qen e një dhi dhe me gjakun e tyre dy djem të rinj lyenin trupin.
Më pas, dy të rinjtë të ndjekur nga qindra njerëz, vërtiteshin nëpër rrugët e qytetit. Ata mbanin në duar dy copa lëkure kafshe dhe me to fërkonin çdo njeri që takohej me ta, ndërsa femrat romake besonin se një rit i tillë i mundësonte atyre mbetjen shtatzanë.
Nga “Dashuri hyjnore”, në “Martirizim dashurie”-
Tregohet se Shën Valentini vdiq në Romën e lashtë, në vitin 296 e.s. i ekzekutuar barbarisht nga prijësi i ushtrisë romake, Klaudios. Në shenjë përkujtimi për të, banorët e këtij qyteti, në vitin 350 e.s. ngritën një kishë, pikërisht në vendin ku ai u ekzekutua. Ndërkohë, edhe pse romakët e përqafuan fenë e krishterë, ata vazhduan ta festonin këtë ditë "të shenjtë", mirëpo i ndryshuan kuptimin pagan nga “Dashuri hyjnore”, në “Martirizim dashurie”, për të cilën, siç thuhet Shën Valentini kishte dhënë jetën, pasi qe i pari nismëtar që thirri për paqe dhe dashuri. Më vonë, kjo festë, u quajt “Festa e të dashuruarve”.
Në një legjendë tjetër, thuhet se kur perandori romak Klaudios i II-të, ishte në pushtet (shek. III-të e.s.), dha urdhër që askush nga ushtarët e tij të mos martohej, pasi martesa i pengonte ata të merrnin pjesë nepër beteja.
Por këtë vendim, e shkeli prifti Valentin, i cili në fshehtësinë më të madhe, nisi të nënshkruajë akte martesash, të cilat i sollën edhe ekzekutimin nga perandori.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail