Princesha spanjolle Kristina është liruar nga akuza për evazion fiskal

Princesha e Spanjës Cristina, motra 51-vjeçare e Mbretit Felipe dhe e gjashta në radhë për fronin, u shpall e pafajshme në gjyqin për mashtrim tatimor.
Megjithatë, burri i saj, Inaki Urdangarin, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burgim nga gjykata në Majorka.
Urdangarin është akuzuar për shfrytëzimin e lidhjeve të tij mbretërore për të gjeneruar të ardhura biznesore.
Rasti ka nisur qysh në vitin 2010 dhe në të kanë qenë të përfshirë edhe 16 të pandehur të tjerë, në mesin e tyre ish-ministri qeveritar, Jaume Matas, i cili është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.
Ish-partneri biznesor i Urdangarinit, Diego Torres, është dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj, ndërsa nëntë të pandehur të tjerë janë liruar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail