Shqipëria në Guinnes (video)

Tiranë, 26 mars 2017 (MIA) - Dy mijë e shtatëmbëdhjetë të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë të shtunën pushtuan bulevardin para sheshit ‘Skënderbej’. Të ulur në formën e gërmave “ALBANIA” ata performuan në sinkron fenomenin e njohur në botë, “Cup Song” duke përplasur në tokë kupat plastike dhe duke thyer rekordin botëror Guiness, njofton Top-Channel.

“Rekordi i mëparshëm ishte vendosur nga 349 persona. Sot rreth 110 prej jush dolën nga zona e performuesve, por kjo nuk e pengoi performancën, pasi gjithçka shkoi mirë dhe ata që morën pjesë në total ishin 2017, pra ju keni vendosur rekordin e ri Guinness”, thotë Lina Kuhlmann, anëtare jurie e “Guinness World Records”.
“Qindra mësues e nxënës në Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër i bie që duhet të jenë jo më pak se 10 mijë veta që i janë futur kësaj lloj sfide. Unë kam qenë i bindur që ky rekord është në këtë komb. Kombi shqiptar është një komb që gjithnjë u ka mbijetuar shekujve dhe një gjë që po e tregon çdo ditë në këto çaste të dëshpëruara është se është një komb që guxon të shpresojë. Unë këtë e quaj rekord”, thotë Leonard Bombaj, organizator.

Organizatorët zgjodhën të formonin fjalën “ALBANIA” si një formë manifestimi kombëtar për të përcjellë në botë mesazhin e bashkimit dhe atdhedashurisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail