Kosovare Maksuti, 26-vjeçarja me 5 diploma synon të bëhet presidente e Kosovës

Prishtinë, 2 prill 2017 (MIA) - Është vetëm 26 vjeçare por ka pesë diploma: Tri të nivelit beachalor dhe dy të nivelit master. Ajo është Kosovare Murseli
Kemi dëgjuar të kenë nga dy diploma dhe të vazhdojnë studimet njëkohësisht në dy fakultete por, a e keni menduar ndonjëherë se kureshtja për dije mund t’i kalojë edhe këto limite.
Qysh kur ishte e vogël nga nëna e saj iu ngulit në kokë se mësimi është gjëja më e rëndësishme në jetë. Kështu Kosovarja ndoqi këshillën e se ëmës për shkollim, madje duke kaluar edhe pritshmërinë e familjarëve.
Ajo ka vetëm 26 vjet por posedon pesë diploma, tre të nivelit beachalor dhe dy të nivelit master, shkruan rtv 21.
E lindur dhe e rritur në fshatin Doganaj të Kaçanikut, vend që siç tregon ajo nuk i kishte dhënë shumë përparësi shkollimit të femrave, Kosovarja me mbështetjen e familjes, vendos që të thyej këtë tabu, duke u bërë kështu shembull.
"Gjithmonë kam pas dëshirë të jem shembull, kam dashur të tregoj se edhe ne vajzat mundemi, edhe me neve munden të ndiheni krenarë. Kam pasur edhe raste kur jam nënvlerësuar, po kurrë nuk jam dorëzuar", rrëfen ajo.
Ajo shfaq peripecitë të cilat ka kaluar për t’i realizuar deri këtu ëndrrat e saj. Në vitin 2008, Kosovarja regjistron Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tetovës, por për shkak të shpenzimeve të mëdha ajo transferohet në Universitetin e Prishtinës, ku po aty në vitin 2009 fillon studimet edhe në Fakultetin Juridik.
Këtu paraqiten sfidat e Kosovares, pasi që nuk ishte studentja e vetme e familjes, kishte edhe katër motra tjera dhe siç tregon ajo është dashur të gjendet në forma të ndryshme brenda rregulloreve që i lejonte sistemi për t’ia dalë me shpenzime.
Studimet beachor dhe master të Fakultetit Ekonomik i përfundon në një afat rekord, por ajo rrëfen se pavarësisht se kërkonte punë nuk mund të gjente, kështu për të mos u shkëputur nga studimi Kosovarja regjistron edhe Fakultetin e Shkencave Politike. Por pasi diplomon në Fakultetin Juridik në kuadër të tij e regjistron edhe masterin e Shkencave Politike. Kështu pothuajse paralelisht përfundon edhe beachalorin edhe masterin e këtij drejtimi. Sukseset më të mëdha i arrin në Fakultetin Ekonomik ku masterin e përfundon me mesatare 9.5.
Për t’i realizuar këto ambicie ajo tregon se ka kaluar shumë kohë gjatë ditës dhe natës me libra në duar.
Këtë ëndërr ajo mendon ta realizojë pasi t’ përfundojë studimet e doktoraturës, të cilat planifikon t’i bëjë jashtë shtetit. Studime të cilat kishte provuar t’i vazhdojë në Gjermani por për shkak të garancionit të lartë bankar dhe përvojës së punës e cila iu kishte kërkuar nuk kishte mundur.
Edhe pse deri më tani e kanë përcjellë vështirësitë për tu punësuar pasi që siç tregon ajo punëdhënësit arsyetoheshin se është e mbi kualifikuar për pozitat që konkurronte. Tani është e angazhuar si Zyrtare për Faljen e Borxhit në Administratën Tatimore të Kosovës, në një pilot projekt, mirëpo siç thotë ajo ende nuk është më një kontratë të rregullt të punës. Ajo është edhe Kryetare e Komitetit për Siguri Lokale në Kaçnik. Po ashtu është e angazhuar edhe në projekte të ndryshme në kuadër të OSBE dhe të Policisë së Kosovës.
"Një fjalë më ka lënë gjyshi im, ai gjithmonë kishte dëshirë të bëhem doktoreshë, pak para se të vdiste më tha se do të bëhem presidenti dhe i thash pse po thua ashtu, tha dëgjoje gjyshin se ti je duke punuar për presidente edhe do të bëhesh edhe nëse nuk arrin të bëhesh të paktën ministre nuk do ta lësh pa u bë", rrëfen ajo me buzëqeshje, e me një ton me të ngritur thotë se kurrë nuk i është ndarë këtij vizioni.
E pavarësisht vështirësive që kishte hasur ajo shprehet optimiste “Ka me ndryshu situata, s’ka qare herë do kur do ajo çka është përcaktu për neve ka me ardhë”, thotë ajo.
Sllogan i saj është se "Sa më shumë që ke obligime aq më shumë ke kohë për gjithçka".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail