Gjyshja 82 vjeçe, DJ që po "çmend" të rinjtë me muzikën e saj (video)

Tokio, 12 prill 2017 (MIA) - Gjatë ditës, Sumiko Iwamuro është në krye të një restoranti kinez, e cila punon aty për gjashtë dekada, ndërkaq gjatë natës ajo është DJ në një klub nate në Tokio ku edhe ka marrë pseudonimin Dj Sumirock.

E kjo nuk është e vetmja gjë që e bënë atë kaq të veçantë - Sumirock është plot 82 vjeçare, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.
Fillimisht kur ajo ishte 70 vjeçare e kishte marrë përsipër të jetë DJ në ditëlindjen e djalit të saj, e më pas ajo ndoqi një shkollë për DJ ku edhe i mësoi të gjitha metodat për t’u bërë DJ me emër.
Shumë shpejt ajo i fitoi zemrat e publikut, ndërkaq tash ajo është një ndër më të kërkuarat në vend.
"Ajo ka kaq shumë energji përtej moshës që ka, është e barabartë me të gjithë të rinjtë këtu", tha Fuminari Fujii, një 25-vjeçar nga ai klub i natës.
Muzika e saj është muzikë tekno bashkë me jazz, muzikë franceze dhe muzikë klasike e përzier.
E dhënë kaq shumë pas ëndrrës së saj, ajo shpreson se një ditë do të shkojë edhe në New York.
“Gjëja më e mirë që dua të bëj është që publiku të kënaqet me muzikën time”, tha ajo.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail