"Plakat që po trazojnë motin", ja si lindi gojëdhëna

Shkurt o im vëlla, me jep tri ditë hua ta ngrij plakën me gjithçka?
Kjo gojëdhëne mbi dymijë vjeçare kujtohet çdo muaj prill sipas kalendarit Alla Turke, pikërisht kur moti pëson ndryshime të dukshme.
Sipas rrëfimeve të transmetuara nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit Prill lidhen me "mitin e plakave". "Plakat" përdoren edhe në ditët e sotme, pasi shpesh dëgjojmë të thuhet se "bën ftohtë ngaqë janë plakat".
Legjenda thotë një herë e një kohë disa plaka u ngjitën në mal dhe thirrën me të madhe: "Lamtumirë Dimër, Vafsh në Djall!". Ishte Prill, por dimri vendosi të kthehej sërish. Muaji Prill i kërkoi muajit Shkurt t’i jepte disa nga ditët e tija për t’i ngrirë plakat si për t’ju kujtuar që dimri nuk ka ikur dhe është më i fuqishëm se ato, dhe që është një fenomen natyror që duhet respektuar. Plakat vdiqën nga i ftohti dhe më pas erdhi pranvera sërish.Madje gojëdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.
Ndaj gati një javë në muajin Prill kthehet dimri, i cili sjell reshje shiu thuajse në të gjithë Shqipërinë dhe pas shirave vjen pranvera e vërtetë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail