Rekordi shqiptar promovohet në faqen zyrtare Guinness World Records

Dy mijë e shtatëmbëdhjetë nxënës të shkollave 9-vjeçare në kryeqytet dhe gjashtë mijë të tjerë nga rrethet, të cilët thyen rekordin "Guinness Cup Song Albania" më 25 mars, janë promovuar në faqen zyrtare të rekordeve botërore.
Guinness World Records me 1 milion subscribers në botë ka publikuar eventin e zhvilluar në mbarë Shqipërinë, duke krijuar mundësi që e gjithë bota të njihet me këtë rekord.
Rekordi i thyer ishte një duet midis tokës dhe duarve njerëzore në emër të paqes, shpresës dhe bashkëjetesës, duke bërë bashkë nxënës të talentuar nga të gjitha shkollat. Një çast, një vend, një ritëm ku të rinjtë shqiptarë dhanë një lajm të mirë për botën: për paqe, dashuri dhe bashkëjetesë.
Publikimin mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm, njofton ATSH.
http://www.guinnessworldrecords.com/news/2017/4/thousands-of-kids-take-part-in-record-breaking-cup-percussion-ensemble-in-albania-467712.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail