Maska prej ari e Darth Vader do të shitet për 1.4 milion dollarë

Një kompani argjendarie në Japoni njoftoi se do të nxjerrë në shitje kopjen nga ari të maskës së karakterit Darth Vader nga seria e filmit Lufta e Yjeve (Star Wars) me çmim prej 1.4 milion dollarësh (154 milionë yen japonez).
Agjencia e lajmeve Kyodo, transmeton AA, njoftoi se maska në masë prej 15 kilogramësh, do të nxirret në shitje më 4 maj në Tokio, për nder të 40 vjetorit të veprës klasike fantastiko-shkencore, Lufta e Yjeve.
Kompania e argjendarisë Tanaka Kikinzoku tha se maska e cila do të nxirret në shitje me çmimin prej 1.4 milionë dollarësh është në gjatësi prej 30x26.5 cm dhe se ajo do të ekspozohet në qarkun Ginza, ku ndodhet qendra e përgjithshme e kësaj kompanie.
Kjo kompani po ashtu do të nxjerrë në shitje 3 monedha të vogla nga ari i pastër si dhe pllakatën përkujtimore në vlerë prej 11 mijë dollarësh, e cila përbëhet nga kopja e posterit të filmit e cila ishte përdorur para 40 vitesh, kur ky film kishte filluar të shfaqej.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail