Tre vjet punë, egjiptiani krijon Kur’anin 700 metra të gjatë

Kajro, 4 maj 2017 (MIA) - Një person nga Egjipti shpreson të shkruajë historinë pasi ka kaluar tre vjet me duke krijuar atë që ai beson të jetë Kur’ani më i madh në botë.
Kur’ani i bërë në formë rrethore e që është punuar dhe zbukuruar me dorë nga Saad Mohammed është 700 metra i gjatë – që do të thotë, kur ai është i shpalosur është pothuajse dy herë më i lartë se ndërtesa e Empire State që është 381 metra.
Dhe deri më tani, Mohammed, i cili jeton në qytetin Belqina, në veri të Kajros, ka financuar çdo centimetër të projektit të tij të pasionit.
Por ai ka shpresa të mëdha për këtë. Ai beson se Kur’ani që ai e ka krijuar është mjaft i gjatë sa të thyejë rekordin botëror Guinness, i cili ende nuk ka caktuar një rekord për Kur’anin më të madh me dorë.
Por për të arritur ëndrrën e tij dhe për ta thyer rekordin, ai ka nevojë për ndihmë me koston e hyrjes.
"Ky Kur’an është 700 metra i gjatë, dhe sigurisht kjo është një sasi e madhe letre. Unë vetë financova këtë projekt për tre vjetët e fundit – dhe unë jam një njeri i thjeshtë, nuk kam shumë pasuri", tha ai për mediat botërore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail