Mbështetje për punësimin e të rinjve, të papunëve dhe grave

Shkup, 16 qershor 2017 (MIA) - Konferencë përfundimtare për projektin "Mbështetje për punësimin e të rinjve, të papunët për një kohë të gjatë dhe gratë" do të mbahet sot në Panairin e Shkupit.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian me dy milionë euro prej IPA fondit në kuadër të Programit operativ për zhvillimin e resurseve njerëzore 2007-2016.
Qëllimi i projektit ishte të integrohen të rinjtë, të papunët për një kohë të gjatë dhe gratë në tregun e punës, gjegjësisht të rritet punësimi i tyre përmes përmirësimit të njohurive dhe aftësive.
Vlerësohet se 4.500 persona të papunë kanë pasur përfitime prej aktiviteteve projektuese, në mesin e së cilave stazhime, trajnime dhe aftësi të nevojshme në tregun e punës,... shk/bsh/08:35
###



Kina do të vazhdojë t'i inkurajojë kompanitë që të investojnë në Maqedoni
Pekin/Shangaj, 16 qershor 2017 (MIA) - Qeveria kineze nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Maqedonisë. Miqësia tradicionale mes dy vendeve ka bazë të fuqishme dhe besoj se cilado parti të vijë në pushtet, nuk do ta ndryshojë atë politikë ndaj Kinës, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Lu Shan në takimin me gazetarët nga vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore në kuadër të procesit "16+1".
"Si edhe të ndryshojë situata në Maqedoni, dua të konfirmoj se ne nuk do ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Maqedonisë. Lidhur me mua, miqësia tradicionale mes Maqedonisë dhe Kinës ka shumë baza të fuqishme. Unë më tepër jam i bindur se cilado parti që të vijë në pushtet, nuk do ta ndryshojë këtë politikë miqësore ndaj Kinës", tha Shan.

Ai, siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Kina, kanë projekte të përbashkëta dhe punojnë në to në kontinuitet gjatë viteve të fundit.
"Do të vazhdojmë t'i inkurajojmë kompanitë tona që t'i hulumtojnë mundësitë për investim në Maqedoni. Kjo politikë nuk është ekskluzive vetëm për Maqedoninë, por edhe për të gjitha vendet nga Evropa qendrore dhe lindore", tha Shan.
Maqedonia është mes vendeve të para që iu bashkangjit kësaj iniciative dhe e cila shfrytëzon mjete për ndërtmin e rrugëve, respektivisht pjesën rrugore Milladonvci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Gjatë viteve të fundit, sipas Shan, investimet kineze në vendet e Evropës qendrore dhe lindore janë rritur në tetë miliardë dollarë amerikanë.
Samiti i gjashtë i Procesit "16+1" këtë vit do të mbahet në Hungari. Pjesë e tij, përveç Maqedonisë, janë edhe Shqipëria, BeH, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Latvia, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail